15.3 C
New York
22 Shtator 2020
Kulture

Zonja,Spiropali,Trinia e Shenjtë është vetëm një dhe është,Ati,Biri dhe Shpirti i Shenjtë.

Nga: Kostandin Luci

Zonja, Spiropali, Trinia e Shenjtë është vetëm një dhe është, Ati, Biri dhe Shpirti I Shenjtë.

Zonja, Spiropali,Trinia e Shenjtë është një dhe e pa ndarë. Trinia e Shenjtë, nuk mund të jetë asgjë tjetër, përveçse, Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë.

Zoti ynë, pas Ngjalljes së Tij, kur i dërgoi Apostujt e Tij të predikonin, i urdhëroi ata të pagëzonin ata që besonin në “emrin e Atit, Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë” (Mateu 28:19). Kjo është Trinia e Shenjtë, zonja Spiropali. Trinia e Shenjtë, nuk është Lasgush-Mitrush-Liqer,por është, Ati, Biri dhe Shpirti I Shenjtë. Edhe pse I keni vënë në thonjëza, zonja Spiropali, duke thënë, (Përulje,para “Birit”të “Trinisë së Shenjtë”) duhet të dini që një krahasim I tillë,është kaq I ulët dhe një ofendim për të gjithë të Krishterët. Ne përulemi vetëm para Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Nuk jam këtu për t’ju mësuar Teologji, zonja Spiropali, por jam këtu për tju thënë, që nuk është e ndershme nga ana juaj, që të përdorni Trininë e Shenjtë,në trekëndëshin Lasgush-Mitrush-Liqer. Duhet ta kuptoni zonja Spiropali, se ç’farë është Trinia e Shenjtë dhe pastaj të shkruani për të. Edhe ne adhurojmë Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë, Trininë e njëqënëshme dhe të pandarë. Zonja. Spiropali, unë nuk jam për tju treguar Inkuizicionin, por jam për t’ju thënë, që përdorimi I Trinisë së Shenjtë, duke bërë një krahasim të tillë është I ulët dhe ofensiv.

/ A Cara /

Related posts

Nesër me ekipin e Nismës së Luleve dhe Spiranca Diving Center nisim në Ksamil fazën e 3-të

Redaksia 2

Dielli ngriti zerin per Kosoven, dhe kjo shkolle sot i ndryshoj librat.

Redaksia 2

Shtrëngimi i duarve, një zakon që duhet ndryshuar!?

Redaksia

Leave a Comment

one × 4 =