Nga; Bahri Cani! Vjosa Osmani-Sadriu zgjidhet Presidente e Kosovës
Vjosa Osmani-Sadriu u zgjodh në raundin e tretë të votimit me 71 vota. Me kaq Kosova e përfundon procesin e formimit të institucioneve të reja.
Urime Kosovë, urime zonja Presidente!
Shumë mirë që u shmangën zgjedhjet e reja të mundshme. Kosova pati një proces jashtëzakonisht të mirë zgjedhor dhe kjo me siguri që do të vlerësohet në qarqet ndërkombëtare. Qeveria është stabile, i ka numrat për vendime, Presidentja u zgjodh. Tani presim fillimin e zgjidhjes së problemeve!
Ndryshe, kuorumin për zgjedhjen e Presidentes e mundësuan deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (nuk votuan Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj), Adem Hoxha dhe Fadil Gashi nga partitë e minoriteteve, si dhe Albena Reshitaj (deri tani deputete e AAK) si dhe Adelina Grainca (e cila ka kaluar nga PDK në VV).
/Shtyp New/