18.3 C
New York
22 Shtator 2020
Kulture Lajme Virtual Reality

Të dashur nxënës! Të dashur prindër dhe mësues. Sot ra zilja e fillimit të një viti të ri mësimor.

Zyra Vendore Arsimore Kamëz

Të dashur nxënës!
Të dashur prindër dhe mësues.
Sot ra zilja e fillimit të një viti të ri mësimor.

Një vit që do kërkojë shumë mund e sakrifica prej gjithsecilit prej nesh. Gënjej, nëse Ju them se ky vit që nisëm sot, nuk do të jetë i mbushur me vështirësi, përballje me të papriturat, pasi do ecim në rrugë të pa njohura më parë, që nuk varen nga ne! Por ne do t’ia dalim të gjithë së bashku.


Të dashur nxënës!
Paraqitja Juaj sot në shkollë ishte krejt e ndryshme nga sa do donim të ishte. Të distancuar nga njëri- tjetri dhe me maskat që mbulojnë fytyrat tuaja engjëllore, Ju përcollët përpara kujtdo, mirënjohje dhe respekt. Besim dhe gëzim! Atë e pamë sot, së bashku me kryetarin e bashkisë zotin Rakip Suli, në mjediset e shkollës “Hillari Klinton” përmes këngës së Fiordi Ahmetit dhe vjershës së bukur motivuese anti kovid të Ajselda Kenga. Kemi prova të gjalla se Ju, gjatë mësimit në distancë keni qenë më të mirët. Jeni ajo rini shkollore që do t’i ndryshojë pamjen Shqipërisë në dekadat që vijnë.
Zëri juaj do jetë përsëri gurgullues. Sytë tuaj do vështrojnë serish larg në hapësirat e dijes së pamat.
Të dashur mësues!
Unë e di që Ju do qëndroni të distancuar fizikisht nga nxënësit. Nuk do t’i ledhatoni dot vocërrakët e klasës së parë dhe nuk do t’i përqafoni e t’i shtrëngoni në gjoks nxënësit tuaj të dashur. Por me zemër dhe mendje jeni me ta, në çdo hap të tyre. Dëgjoni zemrën e tyre që rreh për Ju. Ndjeni frymën e tyre orë e çast pranë jush. Për t’u mbrojtur, në këto kohë luftërash pa armiq te dukshëm, për të mundësuar arsimimin dhe edukimin e tyre.
Plot prej Jush, natyrshëm që, nën rrezikun e kësaj pandemie, do ndjehen të stresuar dhe plot ankth. Do jeni strikt në respektimin e protokolleve dhe masave anti Covid, dhe ashtu duhet të sillet gjithkush prej nesh, brenda mjediseve shkollore dhe jashtë në rrugë.
Të dashur prindër!
E dimë që meraku Juaj do jetë eminent gjatë gjithë kohës që fëmijët tuaj, nxënësit tanë, do jenë në shkollë. Në një shkollë me rregulla dhe qasje krejt tjetër nga e kaluara. Me orare të zgjatura dhe me mbingarkesë psikologjike dhe të sjelljes.
Por ju siguroj se ne i kemi marrë të gjitha masat për t’u përballur me vështirësitë e këtij viti mësimor. Na lipset në çdo hap edhe ndihma juaj. Bashkëpunimi me shkollën dhe mësuesit, pa të cilën do ishim të pamundur ta dalim me sukses.
Suksese në misionin tonë të dijes. Dalshim faqebardhë. Urime për fillimin e viti të ri mësimor 2020.

Të dashur nxënës!Të dashur prindër dhe mësues.Sot ra zilja e fillimit të një viti të ri mësimor. Një vit që do kërkojë…

Gepostet von Zyra Vendore Arsimore Kamëz am Montag, 14. September 2020

Related posts

Nesër me ekipin e Nismës së Luleve dhe Spiranca Diving Center nisim në Ksamil fazën e 3-të

Redaksia 2

Rama tha bëjeni në facebook, te “Shqipëria që e duam shumë, pikë al”. Po ku di unë të shkruaj atë?!

Redaksia 2

“Koronavirusi po e humbet…” Mjekët italianë jepin lajmin që e kemi pritur të gjithë

Redaksia 2

Leave a Comment

sixteen + nineteen =