Endrra e realizuar e dibraneve!

Të kanë dëgjuar për Dibren, por sa prej tyre e kanë parë nga afer?
Jemi të sigurtë , që nuk është numer i lartë ai i vizitoreve, pasi jo të gjithë kanë pasur mundesinë të shohim nga afer bukuritë që ajo mban heshtur nën krahë.
Por tashmë e gjitha kjo nuk është më një ëndërr, por një realitet magjepses!
E kemi fjalën për atë risinë e re, që ka marrë vemëndjen e shumë njerezve këto dy javët e fundit. Pikerisht për “Sofra Dibrane”.
Është hapur nga një grup të rinjsh dibrane, të cilet kujdesen deri në detaje për të sjellë tek ju në mënyrë teper reale të gjithë bukuritë e pazbuluara të Dibres.
Është për t’u duartrokitur puna e tyre e palodhur. Dashuria që ata kanë për vendin e tyre, e ben akoma më terheqese këtë ide origjinale të tyre.
Nuk mund të lundrosh nëpër rrjete sociale, e të mos arrish të ndalosh tek materialet që keta të rinj publikojnë vazhdimisht.
Ne nuk duam t’ju lodhim më me fjalë boshe, vetëm ju ftojmë t’i hidhni një sy asaj që ata bëjnë me kaq shumë dashuri! Nuk do mbeteni të zhgenjyer! Beni një“xhiro” andej nga “Sofra Dibrane
“.

Foto nga – /Sofra Dibrane/
loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

nineteen + ten =