Degjenerimi nuk është argëtim!
Nga Hamdi Skeja!
Skeja: Degjenerimi nuk është argëtim! – ShqipNews.net
Në televizionet tona Shqiptare çfarë nuk sërviret, madje deri në degjenerim!
Degjenerim nga prezantuese, nga të ftuara, nga drejtues emisionesh!
Ky llojë argëtimi nuk është argëtim, por degjenerim.
Televizionet janë kthyer në pornografi të cilat nuk mund ti shikosh me një familje të rregullt!
Aty ftohen llojë-llojë palaçoje që për pak klikime, per pak famë, heqin bluzat, veshjet e brendshme, pantallonat, bluzat, fustanet, deri te veshtjet intime!
Madje nga palaçot në studio këto llojë mbeturinash marrin duartrokitje!
Në një emision “Binjaket” një palaço si Kejvina Kthjella, një femer që vetëm e tillë nuk mund të quhet! (Shperthen bluzen)
-Sjellje të tilla janë jo vetëm shthurje e njerezillekut, por ofendim edhe ndaj femrave!
E krejt natyrshëm më lind pyetja:
-Ku janë femrat e dinjitetshme që nuk ulërasin? A e dinë ata që kjo është përdhosje e femres?!
Në “shiko kush luan” një tjetër palaço emision që Megi Pojani paska bërë një kërcim nga ato +18!
Çfarë Emri i vihet kësaj?! Kulturë?!- jo!
-Pornografi PO!
Ne nuk kemi nevojë për pornografi, atë mund ta shohim në YouTube në Celularet që kemi!
Televizionet duhet të mos shkelin kodin etik! Është e patolerueshme! Nëse këtu do kishte një popull që nuk i shikon, që nuk i duartoket, nuk do kishin ekzistuar.
“Love Story”, një tjetër emision degjenerimi ku vajzat bëjnë konkurencë turpi duke perdhosur edhe ketu dinjitetin e femres, atë të njerezimit!
Veshjet nga prezantuesja “Faleminderit Vera Grabocka “ e deri te vajzat që fytyrat e tyre i kanë veshur me turp sjellin pranë nesh (në ekran) një tjetër degjenerim!
Deri kur do vazhdojmë të heshtim?!