Përhapja e pandemisë COVID ka penalizuar një sërë projektesh të ndërmarra nga shumë institucione të ndryshme. I tillë është edhe rasti i regjistrimi i ndryshimit të pronësisë së mjetit. proces që kishte nisur në muajin janar dhe që pritej të përfundonte në fillim të muajit mars.

Por situata e krijuar e ka bërë të pamundur mbylljen e këtij procesi brenda afatit të parashikuar. Report ka mësuar se afati i ri se kur duhet të përmbyllet ky proces është 31 dhjetori 2020.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, u shpreh për Report TV se ky projekt tashmë është në plan të dytë dhe se pritet të përmbyllet deri më 31 dhjetor 2020.

“Ju e dini që ka persona që në Bari, Itali, Spanjë, Gjermani të cilët edhe të duan nuk kthehen dot dhe i kanë mjetet në Shqipëri. Ne nuk mund ti penalizojmë dot këta për mosardhje për mosparaqitje dhe të tjetër kështu që ne e kemi shtyrë deri në 31.12.2020 përsa i përket penaliteteve të blerësve të cilët nuk kanë kaluar automjetin në emrin e tyre”, tha Gonxhja.

Sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor pas përfundimit të afatit fillon aplikimi i masave administrative gjobë për palën blerëse që nuk e paregjistruar mjetin në emrin e tij, dhe masa varion nga 10.000 – 40. 000 lekë.

Në rast se mjeti nuk regjistrohet nga blerësi, shitësi rrezikon që të ngarkohen me detyrime të shumta nëse blerësi nuk paguan taksa apo e përdor mjetin për ngjarje kriminale.

Por edhe blerësi rrezikon pasi për këtë makinë mund të jetë dhënë ndonjë urdhër ndalimi pas aktit të shitjes-blerjes.

Foto: nga Bil Cengu.
loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

18 + nineteen =