15.3 C
New York
22 Shtator 2020
Jeta Kulture Magazine Virtual Reality

Pse vrasin të rinjtë?! Nga: Xhoi Jakaj!

Pse vrasin të rinjtë?! Nga: Xhoi Jakaj !


A çedon ligji, familja apo shoqëria?
Apo të tre komponetët janë në krizë!

Këto ditë kemi lexuar e dëgjuar për një të ri që para disa vitesh u përfshi në vrasjen e motrës, e fshehu krimin dhe më vonë u kthye në vrasës më pagesë.

Fillesat e vrasjes së tij i kanë rrenjët në familje , aty e ushqeu trurin e tij me vrasje .
Statistikat e shumta të policisë së shtetit tregojnë shifra alarmante të të rinjve që kryejnë krimin e vrasjes.

Rritja e numrit të të rinjve që përfshihen në konflikte të tilla me ligjin, të cilët fatkeqësisht tashmë janë kthyer në “vrasës gjakftohtë”, vihet re edhe në përsëritjen e vrasjeve të të njëjtit lloj.

Cilët janë faktorët që i shpien në vrasje të rinjtë?

Kjo pyetje nuk mund të marrë një përgjigje të thjeshtë.
I gjithë fenomeni ëshë kompleks dhe shpjegimi i tij është edhe më i vështirë.
Ka disa lloj vrasjesh në shqipëri.
Vrasje
“Për nder”
•Për para
•Për hakmarrje
•Për prona
•Grindje të çastit
•Përfshirje e të rinjëve në grupe kriminale

Më poshtë po shpjegoj 10 -faktorët kryesor që e bëjnë një të ri vrasës gjakftohtë.

  1. Ambjenti social – “formatimi”
    Teksa të gjithë përqëndrohemi te qeverisjes politike, çfarë është ajo, apo cila do fitojë, çfarë beri lideri ose si u vesh ai në plazh, zyrë, mbledhje,etj,të rinjtë në një mënyrë a një tjetër, janë lënë në harresë ,në atë lloj harresë ku nuk ju kushtohet vëmendje miqve e shokëve të tyre, mbarëvajtjes së tyre në shkollë, orëve të gjata të shpenzuara nëpër kafe e aq më pak vëmendje i kushtohet kulturës aq degraduese që ata manifestojnë çdo ditë
  2. Dhuna në familje

Shoqëria shqiptare ndër vite ka prodhuar në familje një baba autoritar e të ftohtë për të mbajtur “frerët” e shtëpisë në dorë.
Një baba që kërkon llogari por mund të jetë edhe i papunë.
Pasojat e një “stili” të tillë jetese rrënjosin ndenja negative në në psikologjinë e fëmijës gjatë rritjes dhe çorjentojnë formimin e personalitetit të tij.
Këto lloj familjesh shpesh rrisin djem që kthehen në vrasës?

  1. Mungesë e theksuar shkollimi në familje për shkak të ekonomisë së dobët, e cila sjell pamundësi të zhvillimit të inteligjencës pozitive, përdorimi i fëmijëve në vegjëli për të shitur cigare në rrugë shëndërron në njerëz të “mllefosur” nga keqtrajtimi që u bëhet në ambiente të ndryshme dhe i kthen në vrasës.

4-Rendja pas parasë e të mirave materiale e ka lënë në hije rëndësinë e ritjes së tyre nëpërmjet “punës së ndershme” dhe dijes,siç ne shqiptarët quajmë çdo punë që arrihet nëpërmjet një formimi të caktuar edukimi të zhvillimit të intelektit, e ndaj në një mjedis të tillë inteligjenca pozitive nuk njihet aspak si një pjesë e mirë e shoqërisë sonë, por shpesh ata që mësojnë e arrijnë rezultate nuk vlerësohen në shoqeri dhe janë në varësi të personave që arritën të venë mënjëanë para, prona e pasuri nëpermes rrugeve të paligjshme, kjo ka efektet e saj në rritjen e rolit të së keqes dhe zbehen e vlerës së dijes.!

  1. Abuzimi seksual
    Të qenurit i abuzuar seksualisht në fëmijëri nga një i njohur, familjar, apo në ndonjë institucion tjetër ku ka kaluar fëmijërinë (fondacion apo qendër e përkujdesjes rezidenciale) ndryshon tërësisht rrjedhën normale të jetës për një fëmijë, e ka të ngjarë që kur të rritet të jetë dhunues ose vrasës
    Fatkeqësisht në shumicën e rasteve është evidentuar që një i abuzuar ose i përdhunuar është kthyer në vrasës gjakftohtë në të ardhmen edhe në familje pa iu dridhur fare qerpiku?
  2. Gjakmarrja
    Për mungese të zbatimit të ligjit, vetëgjyqësia shpesh i transformon të rinjtë e i kthen në vrasës.
    Më i dhimbshëm është fakti se familjarë të prekur nga ky fenomen i imponojnë një të riu ndjesinë dhe detyrimin e përdorimit të armëvë dhe të marrjës së gjakut.
    Shpesh kjo kategori të miturish kthehet në vrasës të pandërgjegjshëm.
  3. Varfëria
    Varfëria e tejskajshme po i orienton drejt vjedhjeve e grabitjes të miturit e adoleshentët të cilët herët a vonë do të shndërrohen në vrasës.
    Lakmia për të fituar sa më shumë pa u munduar të punojnë do të sofistikojë grabitjet e tyre e do t’i detyrojë edhe të vrasin një ditën pa u menduar fare
  4. Përdorimi i drogërave dhe mania për të kultivuar dhe shitur droge prej 10 vitesh nga të rinjtë është rritur së tepërmi, kjo i fut ata në “kurthin” e të siguruarit territor me forcë për mbijetesë, e kësisoj përdorimi i armëd dhe i forcës i ka shtuar rastet e të rijneve që janë kthyer në statistika ku vriten ose vrasin për larje hesapesh,dhe ruajtje të zonës së tyre influente?
    Është bërë e zakonshme që të dëgjosh edhe fëmijë 12 vjeçar tëcilët me krenari thonë se kanë provuar hashash. Në një kohë ku çdo drogë e mundshme qarkullon pa më të voglin problem e ku një pjesë e mirë e “shitësve të pakicës” janë të mitur sigurisht që do t’i çojë këta fëmijë edhe në rrugën e vrasjes, qoftë për një “pazar të keq”, qoftë për të siguruar drogë për përdorim, qoftë për të “ngjitur” shkallët e karrierës kriminale.
  5. Trashëgimia gjenetike
    Shumë njerëz mund edhe të mos e pranojnë si faktor gjenetikën për sjelljet kriminale, por është e vërtetë se “genet e këqija “të zhvilluara si pasojë e ndërthurjes së pemës gjenealogjike e faktorëvë te tjerë biologjikë me faktorët socialë e mjedisorë prodhojnë vrasës, e në rastin fatkeq që në fëmijëri, kjo kategori vrasin edhe familjarët e tyre,gjeneza ka perqindje në problematikën e një të riu vrasës.
  6. Koncepti i “respektit”
    Përgjatë viteve koncepti i “respektit” ka evoluar në kulturën e të rinjve. Respekti, në psikologjinë e tyre, arrihet nëpërmjet konkurencës me njëri – tjetrin dhe zhvillimi i psikozës së të fortit ndërton modele të pamposhturish në ndërgjegjen e tyre.
    Ideja se “respekti” është një pronë, një e drejtë ose një “ofertë” e kushtëzuar i ka shtyrë të rijntë të vrasin për të mbrojtur një ndjenjë të nderit që kurrë nuk mundën ta fitonin ose ta meritonin.
    Vrasje pse me pe shtrëmber, pse me preke makinën, pse i fole të dashurës time këto vite ka pasur pafund,
  7. Zbatimi i dobët i ligjit dhe pamjaftueshmëria për të pasur qendra rehabilituese për minorenët që përfshihen në përdorimin e dhunës, vjedhjes, konsumimit të hashashit apo drogërave të tjera që vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm.

Në vend të burgjeve duhen shkolla dhe rritja e fondeve për arsim, kulturë, qendra sportive dhe edukuese, ndryshe në masë të gjere të rinjtë do kthehen në vrasës.

Per shqipnews.net /A Cara

Related posts

Një super hit nga Argjend Heta, këngëtari nuk ndalet (Video)

K.B

Jim Belushi hap lokal në SHBA, i vendos emër tipik shqiptar

Redaksia 2

Xhoi Jakaj: Para dy vitesh ky shkrim Laxojeni se ju ben mire të lexuarit për lumturinë-

Redaksia 2

Leave a Comment

1 × four =