15.3 C
New York
22 Shtator 2020
Lajme Politik

PD: Mjerimi, skamja dhe ikja janë arritjet e rilindjes në Kukës

Reagimi i PD Kukes

Mjerimi, skamja dhe ikja jane arritjet e rilindjes ne Kukes dhe ne gjithe Shqiperine!

Kukesi pa uje te pishem, ndonese eshte i vetmi qytet “gadishull” ne Shqiperi ku rrethohet ne tre anet me uje!

Qyteti dhe fshatra qe vuajne per uje ne vitin 2020 jane tregues te mjerimit Migjenian te ketij shekulli!

Flitet per tendera, per investime te munguara ne realitet, por qe askush nuk mban pergjegjesi per abuzimin me leket e taksapaguesve!

Drejtues bashibozuke qe arritje quajne fryrjen e xhepave dhe barkut te tyre dhe nuk pyesin per mijera banore qe nuk shuajne etjen, qe nuk kane uje per tu lare e shpelare ne kete kohe pandemie!

Kukesi pa asnje investim , pa asnje rehabilitim, pa asnje lyerje apo dezinfektim te objekteve shkollore ne kete prag te fillimit te vitit te ri shkollor!

Vogelusheve dhe nxenesve te tjere , perveç stresit nga mungesa e mesimit normal, apo paqartesise ne vijueshmerine e tij , do ti shtohet edhe mungesa e investimeve ne objektet mesimdhenese!

As nje shkolle nuk eshte lyer apo dezinfektuar nga Bashkia Kukes!
Edhe kopshtet dhe qerdhet jane ne nje gjendje te mjerueshme!

Kukesi pa asnje investim, pa asnje rruge te ndertuar ne qytet apo fshat ne perfundim te mandatit te dyte te rilindjes!

Te gjithe tenderat ne Kukes ( pavaresisht se nuk preket dhe nuk shihet gje nga qytetaret) merren nga njerezit e Safet Gjicit!

Mirembajtja e rrugeve nuk ekziston, qofte per rruget rurale apo nacionale, biles edhe daljen e rruges se Trullit ( nje lagje e Surroit), ne Rrugen e Kombit e ka bllokuar rilindja dhe oligarku i Rames!

Nje fshat i tere eshte i izoluar ndonese ish-kryeplaku i fshatit Sh. Vata beri burg per levizjen e lire se bashku me dhjetera qytetare te pafajshem , protestues te 31 marsit 2018!

Per 8 vjet qeverisje te rilindjes dhe nje vit pushtet lokal i vjedhur nga rilindja dhe Safeti, rezultatet shihen vete:
-pa uje
-pa rruge
-pa pune
-papasterti
-rini e ikur
-biznese te mbyllura
-mungese arsimimi
-mungese e sherbimit shendetsor
-mungese…
-mungese….
Per Rilindjen e Rames, mashtrimet e te emruarit te tij ne Kukes, Safetit dhe kompanise se hajnave po u vjen fundi! Numerimi mbrapsht per ta ka filluar!
Shpresa po vjen!

Related posts

U akuzua se mori lekët e shqiptarëve për spitalin/ Reagon bamirësi: Po te ishte hajdut Elvis Naçi, me 9 milion euro do të kishte ikur nga skena, kuron 5 mijë fëmijë falas.

Redaksia 2

Njeriu më i vjetër në botë thotë se sekreti i jetëgjatësisë është dashuria

Redaksia 2

Enkeleida: Nëntori i dytë po vjen!

Redaksia 2

Leave a Comment

20 + 14 =