6.1 C
New York
30 Tetor 2020
Kulture Magazine Virtual Reality

Pak ëngjëll, Pak djall! – Nga Esmeralda Hakaj-

Pak ëngjëll, Pak djall! – Nga- /Esmeralda Hakaj

Pak ëngjëll, Pak djall!

A e pyesni veten shpesh : Po sikur të kisha një shanc të dytë si do kishte ndryshuar jeta ime?

Shanc të dytë në shëndet, në punë, në familje ,në dashuri. Zakonisht e kemi më të lehtë të gjykojmë se të përpiqemi të ndihmojmë.

Secili nga ne duhet të marri dënimin e merituar për cdo veprim që thyen rregullat, cënon apo kanos jetën e dikujt. Por unë besoj se tek cdo djall ka pak ëngjëll, dhe tek cdo ëngjëll ka pak djall në varësi të situatave në të cilat të përball jeta.

Shumë veprime të gabuara apo dhe fatale mund të ndodhin të nxitur nga shoqëria, mund të ndodhin nga një situatë e pakontrolluar, mund të ndodhi dhe ngaqë ndoshta është e vetmja mënyrë që ne dimë të reagojmë.

Kush është përgjegjës? Ndoshta të gjithë, ndoshta asnjë. Të gjithë ne si shoqëri ndikojmë duke rritur breza të dhunshëm dhe duke mos punuar pak nga pak me fëmijët tanë për ti mësuar që të jesh burr nuk do të thotë me patjetër të përdorësh forcën.

Në rastet kur shikojmë një ngjarje të tillë ne , nuk reagojmë sepse nuk na përket. Ne si shoqëri ulemi dhe gjykojmë bazuar në faktet surreale që dimë apo kemi dëgjuar. E për mendimin tim, kjo na bën dy herë më shumë fajtor se vetë “fajtori”.

Por kushdo që kryen një krim shkon në burg. Kryen dënimin.. Po më vonë?

Më vonë e braktisim sepse ai/ajo është kriminel dhe ne e dënojmë me injorim. Nuk I japim kurr dorën e një shanci të dytë , atë dorë që ankohemi pse nuk na I japin kur ne kemi nevojë.

Vende pune për ta është e vështirë të gjesh pasi konsiderohen si persona me rrezikshmëri dhe kush do të rrezikoj. Vetëm familja, në përgjithësi ngelet ajo që e shikon akoma si qënie njerëzore që di të fali dashuri. Janë raste shumë të rralla kur braktisen dhe nga familjarët.

Por unë, besoj! Besoj dhe dua të vazhdoj të besoj se cdo njëri është i njëjtë. Pak ëngjëll , pak djall. E akoma më shumë besoj se askush nuk ka të drejtë të gjykoj askënd. Cdo njeri duhet të kthej pasqyrën nga vetja se ka shumë mundësi të gjejnë më shumë mëkate se ata që kanë kryer një krim.

Esmeralda Hakaj

Pak ëngjëll, Pak djall!

Per – / ShqipNews.net/-/TANI

Related posts

Karantina po e inspiron Taynën për këngë të reja

Redaksia 2

Loredana dhe Zuna janë bashkë!

Redaksia 2

Shkeli rregullat për koronavirusin-arrestohet djali i Ilir Shaqirit

K.B

Leave a Comment

17 − seven =