5.6 C
New York
24 Nëntor 2020
Kulture Lajme

Nota Fest 2020!

Festivali i 16-të i Këngës së Lehtë Shqiptare në Maqedoni, “Nota Fest 2020” tashmë ka nisur punën më të rëndësishme, atë të përzgjedhjes së materialeve muzikore në konkurim. Ky edicion rikthehet fuqishëm pas një dekade, për të vazhduar rrugëtimin e tij. Juria e Festivalit është e përbërë nga personalitete të artit si;
1.Ilira Ismaili -Dirigjente (Conductor)
2.Shpend Ahmeti -Tekstshkrues
3.Lira Bojku-Shkrimtare
4.Arben Asllanaj – Drejtor Artistik (Profesor, anëtar i Grupi Corona)
5.Aleksandër Postoli -Kompozitor
6.Gramoz Aliu -Këngëtar (Producent)
7.Avni Aliu-Drejtor i Festivalit

  1. Adem Ymeri -Kompozitor
  2. Ramiz Jusufi/Ciki-Kompozitor, të cilët kanë nisur punën me dëgjimin e këngëve konkurente. Për festivalin ka patur një interesim të veçantë nga emra të njohur të artit, artistë të rinj, finalistë të suksesshëm nga “The Voice”, “X Factor” , pra do të kemi konkurentë nga të gjitha trojet shqiptare, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj.
    Një falenderim i veçantë shkon për mbikqyrësin e ekipit artistik, Adem Ymeri, i cili ka kontribuar maksimalisht për përkrahjen teknike dhe profesionale muzikore. Javën e ardhshme pritet të dalin emrat e artistëve fitues të festivalit “Nota Fest 2020”.
    Aktiviteti më i rëndësishëm muzikor shqiptar në Maqedoni, me në krye Drejtorin e festivalit Avni Aliu, do të ketë regjisore Labeata Ramizi, organizatore dhe skenariste Sava Lena, si dhe drejtuese të festivalit Klodiana Vata.
    Ne ju urojmë suksese të gjithë artistëve pjesëmarrës!

Related posts

S’përmbahet polici i Lleshit në Tiranë, i fut duart vajzës së re teksa ndodhet në timonin e makinës

Redaksia 2

Skandali me emërimet fiktive

Redaksia 2

Punësimi sezonal në Greqi, shqiptarët po priten si heronj nga bizneset vendase

Redaksia 2

Leave a Comment

eighteen − 8 =