Fillimi i punimeve per restaurimin e shtepise se At Gjergj Fishtes, nje lajm i shume pritur nga të gjith shqiptaret. Nga Paulin Z. Zefi.

Njoftim për opinionin publik dhe sidomos për adhuruesit e FISHTËS sonë të Madh!

■ Projekti i “Restaurimit të Banesës së At Gjergj Fishtës, në Fishtë, Lezhë (Kulla ku ai ka jetuar periodikisht dhe jo kulla ku ka lindur – P.Z.)”, i miratuar nga K.K.R. në I.M.K. me vendim Nr. 303, më dt.18.09.2019, është i sponsorizuar nga Shoqëria “4A-M” Sh.p.k. me president Z.Ardit Metaliaj, i cili duhet falenderuar publikisht.

● Vlera e punimeve është: “5.935.887 lekë, me Tvsh”.

● Përfitues është Ministria e Kulturës.

● Po ashtu, edhe punimet po i kryen Shoqëria “4A-M” Sh.p.k. nëpërmjet një Shoqërie nënkontraktore shumë serioze dhe të specializuar në restaurimin e Monumenteve të Kulturës(Këtë çështje do ta trajtoj në publikimet e rradhës).

● Punimet do të zgjasin 6 muaj (16.06.2020 – 16.12.2020). Sidoqoftë, jam shumë i sigurt se po të vazhdohet me këtë ritëm(pa pasur pengesa), procesi i punimeve do të përmbyllet më shpejt dhe uroj, që ceremonia e inaugurimit të bëhet më 23.10.2020, me rastin e 149 vjetorit të Lindjes së At Gjergj Fishtës. Në të kundërt, do të na mbetet vetëm dt.30.12.2020, pra 80 vjetori i tij i vdekjes! Sidoqoftë, kuptohet se alternativa më e mirë është 149 vjetori i lindjes!… Kjo, as që diskutohet, por këtë e vendos Ministria e Kulturës!

● Këto fragmente që po publikoj, lidhen me draftin Nr. 1, nga 3 draftet e projektit final. Mundet t’i merrni, t’i ruani, analizoni apo shpërndani, sepse unë nuk e shoh të udhës që t’u vendos logo apo shenja të tjera çertifikimi siç veprojnë rëndom “disa” të tjerë në raste të caktuara (jo në këtë rast), pasi ky projekt na përket të gjithëve njësoj!

Nga: Paulin Zefi.

Fillimi i punimeve per restaurimin e shtepise se At Gjergj Fishtes, nje lajm i shume pritur nga të gjith shqiptaret….. Nga Paulin Z. Zefi Per Shqipnews.net A. Cara.
loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

four × three =