5.6 C
New York
24 Nëntor 2020
Lajme

Nëse Covid 19 izolon përsëri botën, Serie A ka gati planin B: playoff titulli me 12 skuadra

Pandemia vazhdon të godasë fort Italinë e për pasojë edhe futbollin. Për këtë arsye Figc e Lega, edhe pse kanë qëllim ta mbyllin rregullisht sezonin, janë duke arsyetuar mbi një mnëyrë ndryshe për të vendosur titullin e rëniet nga kategoria në rast se situata precipiton. Një skenar që duhet patur parasysh duke parë shifrat e të infektuarve e pamundësinë e një tjetër shtyrje të Europianit, që i detyron kampionatet të përfundojnë brenda muajit maj.

Plani i famshëm B, i publikuar nga Corriere dello Sport, do të lejonte mbylljen e kampionatit edhe në vetëm 8 javë, me kusht që të luhet të paktën e gjitha faza e vajtjes, në mënyrë që të gjithë skuadrat të mund të kenë të njëjtin numër ndeshjesh e të mund të përballen me cdo kundërshtar nga një herë, sa për të evituar algoritmin (nuk u përdor) që krijoi aq debat në valën e parë të virusit, gjatë ndalimit të Serie A 2019/20.

Në këtë pikë, 12 të parat e renditura do të ndaheshin në dy grupe nga 6 për të luajtur për titullin: ndeshje vajtje ardhje, stili i fazës së grupeve në Champions League, me dy të parat që do të kualifikoheshin në gjysëmfinalet titull, për tu luajtur – ashtu si finalja – në ndeshje teke. Tetë skuadrat e mbetura (gjithnjë në një grup) do të luanin për mbijetesë.

A Cara

A Cara

Related posts

Rama, të dalldisurit e tu, ku e kanë maskën?!

Redaksia 2

(Video) OKB, mësime nga shqiptarët që shpëtuan hebrej

Redaksia 2

E trishtë/ Koronavirusi i merr jetën mësueses nga Golemi, i infektuar edhe bashkëshorti

Redaksia 2

Leave a Comment

five × two =