Xhoi Jakaj |
Mirëmëngjes nga Qendra Xhoi & Xhulia.
Një vend i ngritur jo lehtë por me shumë mundime, me një grup kolegësh profesionistë dhe të përkushtuar pafund,
Përveç këtyre talenteve që shihni në foto çdo mësues ka në patronazh të ndihmojë me asistencë falas një fëmijë me “probleme autizimi “ose varferi të theksuar, që ka talent por nuk mundësi finaciare,ne po j’u gjendemi me shumë kujdes dhe për etike profesionale do u ruajmë privatësine,
Këtë muaj gjithë shitjet e librit “Grua ” kanë shkuar pēr të ndihmuar me terapi spitalore një fëmijë.
Mbase nuk mund ti mbështesim të gjithë, por sejcili nga ne mundet të ndihmoje një, dy ose më shumë persona,ama duhet të bëjmë gjera të vërteta e jo fasade sepse kjo gjë i ka lodhur njerezit në këtë vend dhe e ka zbehur së tepërmi besimin te mirësia njerëzore?
Unë bëj atë punë që me jep dashuri e paqe dhe ky element ma bën jetën të më të bukur, fundja ky është misioni i jetës!
Per ShqipNews.net
Per Shqipnews.net nga Artan Cara |