Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 3,7 milion, përkatësisht 3,728,254 sipas Worldometers.


Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 258,360.


Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 72,275 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania me 29,427, Italia me 29,315 viktima, Spanja me 25,613 , dhe Franca me 25,531.


Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633.
Në Shqipëri janë shënuar 30 viktima dhe janë infektuar 820 persona.


Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,242,575 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,2 milion raste aktive që presin të shërohen.

loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

eight − four =