Nga Kastriot Dervishi

Teksa publikova foton e familjes së Shefqet Peçit, në ambasadën ruse në Tiranë, pra të shtetit që ka punuar gjithnjë për zhdukjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, po zhvillohej ceremonia e dekorimeve të “veteranëve”, disa prej të cilëve njihen si persekutorëve të regjimit komunist.
Fotografia e vitit 1945 e tregonte fare qartë se i vogli Rustem Peçi, sot kryetar i “veteranëve” nuk kishte asnjë parametër luftëtari, madje ishte i trullosur nga qytetërimi shkodran. E ashtuquajtura organizatë veteranësh është vetë një grupim antiamerikan nostalgjikësh rusofilë e enveristë. Për shumicën e tyre, mosha flet vetë. Kalamajtë paskan mundur nazizmin gjasme. 😀😀. Një shembull me të cilin ilustrova fotot.
Pëllumb Ekmeçiu, oficer Sigurimi në vitet 1961-1985, në autobiografinë e vitit 1961, shkruan: “Nuk kam marrë pjesë në luftën nacionalçlirimtare se kam qenë i vogël”. Megjithatë shoku Putin e paska spikatur si “veteran” me rastin e 75-vjetorit të vetemit të kuq. Kush e ka gënjyer shokun Putin? Shoku Rustem falënderoi ambasadorin, zotin Afanasov, por ende nuk dihet përgjegjësi se kush ka gënjyer shokun Putin për dhënie teneqesh mbi planin. 😀😀😀Këta i meritojnë dekoratat e Rusisë në fakt se nuk kanë lidhje me Shqipërinë.

Lista e “veteranëve” sipas vitlindjeve të njohura që mallëngjyen shokun Putin:
Ziqiri Mero, 1920
Rustem Peçi, 1935
Odhise Porodini, 1930
Dalan Buxheli, 1929
Faik Alija, 1939
Servet Agalliu, 1933
Sevo Tarifa, 1927
Llazi Dimo, 1930
Ndreko Çabeli, 1926
Mesarete Karagjozi, ???
Nasho Jorgaqi, 1931
Yzeir Dervishi, 1929
Naxhi Zhupa, 1930
Qemal Bengo, ???
Seit Jonuzi, ???
Gani Bengu, 1924
Hysen Goci, 1922
Deli Bishja,???
Enver Onuzi, 1930
Pëllumb Ekmekçiu, 1930

loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

thirteen − twelve =