0.7 C
New York
27 Janar 2021
Lajme

Hapja e transportit publik, zbardhen 13 rregullat e rrepta të protokollit të sigurisë që duhet t’i dimë të gjithë

Ministrja e Shëndetësisë ditën e sotme lajmëroi heqjen e kufizimit për transportin publik. Në deklaratën e saj Ogerta Manastirliu, nuk dha një datë, por tha se do duhet të zbatohen rregulla strikte.

Manastirliu shtoi se në linjat urbane, maska do të jetë e detyrueshme.

Ndërkohë zbardhe edhe 13 rregullat e detyrueshme që duhet të ndiqen për transportinb publik:

1. Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%.

2. Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.

3. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.

4. Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza.

5. Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme.

6. Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.

7. Duhen dezinfektuar makinat.

8. Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina.

9. Në terminal duhet zbatuar distancimi.

10. Terminali të dizinfektohet.

11. Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.

12. Të respektohen masat e higjienës.

13. Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse.

Related posts

Amet Gjana: Aksioni në solidaritet të atyre pa dokumenta vazhdon

Redaksia 2

Mike Pompeo flet për Reformën Zgjedhore në Shqipëri: Palët duhet ta mbështesin

Redaksia 2

E di që e vërteta s’pi ujë, por një përgjigje për kë do ende t’ia dijë

Redaksia 2

Leave a Comment

5 × two =