Hot

    Europa kontinentale po përballet me rritjen e infektimeve ndërsa Britania është drejt hapjes

    12 April 2021

    Putin i prerë: Ndalohet martesa e gjinisë së njëjtë dhe birësimet transgjinore

    12 April 2021

    Del plani i qeverisë, edhe tetë rrugë të tjera do të bëhen me pagesë

    11 April 2021
    Facebook Twitter Instagram
    ShqipNews.net
    • Lajme
      • Kronike
      • Politik
      • Rajoni
    • Bota
    • Kulture
    • COVID-19
    • Sport
      • Live Score
    • Magazina SN
      • Jeta
      • Shendeti
      • Receta Gatimi
      • Moti
    • Life Style
    • AutoTek
    Të fundit
    • Europa kontinentale po përballet me rritjen e infektimeve ndërsa Britania është drejt hapjes
    • Putin i prerë: Ndalohet martesa e gjinisë së njëjtë dhe birësimet transgjinore
    • Del plani i qeverisë, edhe tetë rrugë të tjera do të bëhen me pagesë
    • Fushata e frikës ndaj fushatës së shpresës.
    • Spektakël tek ‘Dua të të bëj të lumtur’, këngëtari surprizon bashkëshorten në 10 vjetorin e martesës
    Tuesday, April 13
    Facebook Twitter Instagram
    ShqipNews.net
    Home»Kulture»Flutura Açka: E vërteta ime… edhe politike
    Kulture

    Flutura Açka: E vërteta ime… edhe politike

    Redaksia 2By Redaksia 213 March 2021No Comments4 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga; Flutura Açka!

    Të dashur Miq,
    Ju falenderoj të gjithëve, të njohur e të panjohur që më keni shkruar, i jam thellësisht mirënjohëse kujdesit tuaj!
    Kanë kaluar vetëm pak ditë dhe kufiri i zërit tim publik është shtyrë në territoret e politikës.

    Mund të kishte ndodhur edhe e kundërta, pra që të tërhiqesha e të heshtja përgjithmonë e të merresha vetëm me botën e personazheve të mi. Ne po kalojmë një kohë quazi tiranish që erdhi e u malinjëzua ngadalë para syve tanë, e tillë, që jo vetëm na rrënoi ekononikisht, psikikisht, moralisht, por edhe na diskretitoi para botës së madhe.

    Nuk kam heshtur kurrë, e ngaqë nuk kam heshtur, nuk u ka mjaftuar balta për të më shtyrë të hesht, shpesh më kanë prekur edhe në gjëra të paprekshme, që ia kam besuar Zotit.
    Kur më erdhi ftesa shumë serioze nga Partia Demokratike ndala një çast, dhe thirra zotat e së vërtetës që flenë brenda meje, dhe vendosa.

    Vendosa, sepse nuk doja të isha në gijotinën morale të asaj që Dante e ka thënë për të gjithë brezat e për të gjitha kohët, se “nuk ka qenie më të neveritshme se ai që ruan neutralitetin në kohë turbullsirash”.

    Unë nuk doja ta kisha këtë brerje, edhe pse e di që riskoj po aq të hedh mbi vete të njëjtën ndjesi që kam patur edhe vetë ndaj politikës së keqe.

    E përsëris, ndaj politikës së keqe dhe politikanëve të këqinj, pasi në parlamentin shqiptar kanë hyrë, kanë lënë gjurmë dhe kanë dalë me dinjitet një shpurë njërzish që kanë të gjithë nderimin shqiptarëve, edhe nderimin tim. Do të doja t’u ngjaja atyre.


    Ftesa për konkurrimin për në Parlamentin Shqiptar më ka ardhur fare herët, qysh në orët e para të demokracisë, kur kam qenë një gazetare fare e re dhe shkruaja reportazhet e para të ndryshimit politik dhe rënien e diktaturës në njërën nga gazetat e para pluraliste “Fjala e lirë”.

    Por kurrë nuk e kam ndier veten të mjaftë për përgjegjësira të tilla, sepse e gjykoj si përgjegjësi shumë të madhe. Tani besoj se e kam pjekurinë të provoj të ruaj vetveten edhe në territore që i kam gjykuar deri dje.


    Të kthehem si kandidate e PD në qytetin tim të lindjes, Elbasanin, është bekimi më i madh që mund të më ndodhte, sepse më rizgjoi arkitekturën e të gjithë atyre viteve jetë nëpër rrugët e tij, mes njerëve të tij të mrekullueshëm, të urtë e të shkolluar.

    Aty mësova hartën e vjetër të qytetit prej gjyshërve të mi, aty shkarravita fletët e para të ëndrrave që kisha drojë t’i rrëfeja. Kur u largova prej tij isha e bërë dhe jam kthyer e kthyer paprerë gjithë këto vite.

    Asgjë nuk synoj duke kërkuar ta përfaqësoj atë politikisht, vetëm të shpengohem nga gjërat që nuk kam mundur të bëj për të me pafuqinë time, që vjen nga të qenët vetëm. Politika është ‘industri’ që bëhet me shumë shokë, më së shumti idealistë.

    Politika është ‘art’ që të mundëson ta materializosh ëndrrën. Politika është ‘kosë’ ku mund t’i presësh virtytet kur ato i ke artificiale. Politika mund të të zgjojë veset, e t’u bësh dëm njerëzve.


    Elbasani është një qytet i dashur, me histori të admirueshme të vjetër e të re, i dënuar nga diktatura me Metalurgjikun dhe nga demokracia vitet e fundit me dasmën e hidhur të bandave. Një qytet me një larmi magjepsëse, në kryqëzim të rrugëve e kohëve.

    “Darush shuara” (Vendi i poetëve) të dikurshëm, “Scampis”-i i shtegëtarëve të hershëm që ndalnin në dy stacionet e tij të rrugës Egnatia, qyteti i nëntëqind tregtoreve e 57 selvive të Namazgjasë, Elbasani ku po të ecje rrugëve të tij të dukej vetja sikur vallëzoje me engjëjt e parajsës, siç thotë Çelebi në kronikat e tij, i paqtë si në asnjë qytet tjetër, vendi ku harmonia fetare ka veshulli njerëzore.

    E tillë jam edhe vetë dhe e bërë kështu edhe prej tij; mbase ndonjëherë tjetër do ta rrëfej gjatë këtë vetvete: përzierje vendesh, ndjesish, fesh, hobesh, fobish, që nuk kam ku t’i paqtoj askund tjetër, veç në Elbasan. Romani “Ku je?” nuk paskësh qenë nderimi i vetëm ndaj tij. Po shkoj në Elbasan e të kërkoj besimin e qytetarëve të tij si kandidate në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 Prillit, mu për këtë vazhdim…

    Elbasani nesër ka festën e vet, Ditën e Verës, të cilën tani ia ka falur gjithë Shqipërisë.
    Verë të bukur paçi përpara Miq, por natyrisht pas Pranverës së Ndryshimit!

    Foto: Flutura Açka!
    Reklama
    Makina
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Redaksia 2
    • Website
    • Facebook
    • Instagram

    Qëllimi i ynë është të themi pak, dhe sak, që të përcjellim pozitivitet ne shoqerin tone, besojm se ky qëllimi jone do ju pelqej dhe ju te tjereve, është e nevojshme që t'ju shpërqëndrojmë sadopak nga stresi i jetës së përditshme. Ne s'bashku me ju mundemi që t'jua shpërqëndrojmë sadopak nga strset e jetës së përditshme të Qytetarëve Shqiptarë... Faleminderit! | ShqipNews.net |

    Related Posts

    Spektakël tek ‘Dua të të bëj të lumtur’, këngëtari surprizon bashkëshorten në 10 vjetorin e martesës

    11 April 2021

    Mik bashkon forcat me OTR për projektin e ri muzikor (Foto-Video)

    11 April 2021

    GEGA nuk pushon, gati projektin e radhës (Foto-Video)

    9 April 2021

    Sami Gashi / Këngë për Isë Llapqeven

    8 April 2021
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    four × three =

    Perzgjedhjet e juaja

    Avni Delvina: Grafike nga cikli “Drama e Shekullit te Ri” Nepermjet kesaj grafike tregohet forca dhe prepotenca e-…

    31 March 2020

    Pritjes së ëmbël i vjen fundi/ Moderatorja e njohurë bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin domethënës të djalit (FOTO)

    4 June 2020
    Te fundit

    Europa kontinentale po përballet me rritjen e infektimeve ndërsa Britania është drejt hapjes

    12 April 2021

    Putin i prerë: Ndalohet martesa e gjinisë së njëjtë dhe birësimet transgjinore

    12 April 2021

    Qendroni te Informuar

    Qendroni te informuar per postimet me te fundit nga ShqipNews, duke na bere Subscribe

    Advertisement

    Portali ShqipNews, qe nga viti 2016 sjell per ju Lajme dhe Opinione te pavarura.

    Na ndiqni dhe ne Rrjetet Sociale:

    Facebook Twitter Instagram

    Qendroni te Lidhur

    Informohuni per postimet tona me te fundit duke u rregjistruar ne Newsletter tone.

    Reklama
    © 2021 Portali Shqip News. Krijuar nga Mr. ITneG - Digital Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.