Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi 52 raste të reja me Covid-19. Nga këto, 9 raste janë regjistruar në qytetin e Vlorës.

Mësohet se 5 prej tyre janë punonjëse të një fasonerie që u mbyll ditën e djeshme. Nga kjo fasoneri kishin rezultuar me koronavirus edhe 5 punonjës të tjerë, pak ditë më parë.

Oranews raporton se një tjetër rast është po nga sektori i fasonerisë, ndërsa 3 të tjerët janë raste kontakti me të njëjtin mbiemër.

Kujtojmë se deri më tani në të gjithë vendin janë shënuar 45 viktima dhe janë regjistruar 2,047 të infektuar.

Per Shqipnews.net nga A. Cara

loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

one × 1 =