-0.7 C
New York
3 Mars 2021
Lajme Virtual Reality

Elona Caslli: Dy fjalë për Spiropalin

Dy fjalë për Spiropalin

Spiropali, në kushte normale unë për higjienë mendimi nuk do të jepja as vaktin ty: e thënë ndryshe nuk do të të konsideroja të denjë as për një “ mirëmëngjes” apo “ mirëmbrëma”, por duke qenë se je ministre, në cilësinë e taksapagueses jam e shtrënguar t’i shkruaj dy fjalë, rreth përrallës që u përpoqe të na servirje dje tek “ Syri”.

Spiropali ti jeton në një dimension paralel me Shqipërinë dhe popullin shqiptar e merr të mirëqënë si një bashkësi njerëzish që mendojnë dhe gjykojnë njësoj si bashkësia e njerëzve që komentojnë në profilin tënd në feisbuk, ku të quajnë “ diell”, “ hënë”, “ dritë”, “ yll” etj.. dhe ti nuk nguron aspak t’u japësh pëlqimin pagëzimeve që të bën elektorati yt.

Duhet ta dish Spiropali që ka Shqipëri dhe ka shqiptarë edhe përtej profilit tënd në feisbuk, që nuk të shohin hiç si “ diell”, “ dritë”, “ yll” apo “ hënë”, por si dështimin e plotë të shtetit shqiptar.

Të rikthehemi tek thelbi i çështjes. Nuk është aspak rastësi që del ti si zëdhënëse e Erion Veliajt, pasi jeni të dy të ngjashëm. Jeni të ngjashëm pasi jeni të dy qënie pa individualitet dhe e vetmja figurë ku identifikoheni është Edi Rama ose i vetëshpalluri nxënës i Konicës.

Përpiqeni ta imitoni Ramën që nga lëvizja e duarve, batutave dhe arroganca e deri tek firma e tij. Shkurt, që të dy jeni një kopje e shëmtuar dhe e keqe e kryeministrit.

Përrallën që u orvate të rrëfeje dje para kamerave, mund ta besojnë ajo kategori njerëzish që të quajnë “ dritë, yll dhe hënë”. Kategoria tjetër e shqiptarëve që të sheh si dështim shumëplanësh Spiropali, nuk e beson atë përrallë. Dhe a e di pse?!

Nuk të beson sepse ka disa pyetje logjike që e hedhin në erë mosarsyetimin tënd alla Veliaj.

Pyetja e parë është- Si ka mundësi që Partia Socialiste pas historisë së përgjimeve të përcjella nga antimafia italiane, nuk doli me një qëndrim konkret në deklaratë për shtyp?!

Pyetja e dytë është- Si ka mundësi që Erion Veliaj nuk del vetë për të kthjelluar pozicionin e tij në këtë histori, por luan kukafshehtas me mediat duke u futur nga dera kryesore e Partisë Socialiste dhe duke dalë nga dera e pasme e saj?

Pyetja e tretë është- Si ka mundësi që Taulant Balla fajëson opozitën si përgjegjëse për përgjimet e antimafias italiane?

Pyetja e katërt është- Si ka mundësi që ti del si zëdhënëse e Veliajt dhe nuk e di në është takuar Veliaj me ata njerëz ose jo?!

Pyetja e pestë është- Si ka mundësi që ekonomia nuk rritet, por kemi një shpërthim ndërtimesh në të gjithë Tiranën?! Nga vijnë këto para Spiropali?!

Pyetja e gjashtë dhe më thelbësorjaështë- Si ka mundësi që i vetëshpalluri nxënës i Konicës, Edi Rama, hesht?!

Mjaftojnë këto gjashtë pyetje Spiropali dhe asgjë më shumë për të zhbërë përrallën tënde, që ndonëse e shoqërove me citate nga e drejta romake dhe nga Bibla, mbetet ende një përrallë e rrëfyer keq dhe pa kurrfarë boshti logjik.

Meqënëse ke filluar të citosh edhe Biblën së fundmi, në Bibël thuhet- Atje ku nuk ka ligj, nuk ka as shkelje ligji.
Dhe në Shqipëri nuk ka ligj dhe si rrjedhim nuk ka as shkelës ligji.

Nëse do të ishte ndryshe Spiropali, ato bakllavatë që bën, i sherbetos dhe i pjek teksa bredh rrugëve me taksat tona, do t’i bëje nga ndonjë kuzhinë burgu, qoftë ti dhe qoftë i ngjashmi yt Erion Veliaj.
Dhe ti e di fort mirë këtë, pasi je krejt e ndërgjegjshme për çka ke bërë dhe si je sjellë gjatë këtyre tetë viteve.

Ndaj përrallat mediatike, mund t’ia rrëfesh elektoratit tënd, por kurrsesi shqiptarëve me aftësi mendimi dhe gjykimi bashkë.

Post Scriptum- Atij nxënësit të Konicës duhet t’i thuash se ka dy mundësi: O je nxënës i Konicës, ose ke ministre Elisën. Të dyja bashkë nuk shkojnë.

Elona Caslli

Elona Caslli

Related posts

3.4 mln euro brenda “Toyota Auris”/ Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet, kush është pronari gjerman me ambicie për prona në Durrës

Redaksia 2

Per me shume se 3 muaj ka munguar transporti publik, duke shkaktuar mjaft kaos dhe pakenaqesi.

Redaksia 2

Reportazh/ Në Pakisht të Kukësit, fshati me pakicë bullgare

Redaksia 2

Leave a Comment

5 + 13 =