23.4 C
New York
26 Shtator 2020
Lajme Politik

Do kandidojë në Kukës për PS-në, aktorja e Portokallisë: Nuk ka asgjë që nuk e arrij

Aktorja e humorit të Portokallisë, Arjola Demiri, po lakohet shumë në media kohët e fundit, jo vetëm se ka nisur publikisht mbështetjen e PS dhe Edi Ramës, por edhe për faktin se pritet të jetë në listën e deputetëve të qarkut Kukës, shkruajnë mediat.

Ndërsa politika i ka hapur derën aktorja ka dhënë një mesazh të fortë në rrjetet sociale, ku thotë se është një grua e fortë dhe se nuk duhet kërkuar falje kur je një grua e fuqishme.

‘Unë jam një grua e fortë. Unë nuk rri rrotull duke ndjerë keqardhje për veten time dhe as nuk i lë njerëzit të më keqtrajtojnë.

Unë nuk u përgjigjem njerëzve që më diktojnë ose përpiqen të më ulin. Nëse bie do të ngrihem edhe më e fortë sepse jam e mbijetuar dhe jo viktimë.

Unë jam në kontroll të jetës time dhe nuk ka asgjë që nuk mund të arrij. Kurrë mos kërko falje se je një grua e fuqishme’, ka shkruar Arjola.

Per – /Shqipnews.net /Artan Cara /

Related posts

Ndërron jetë 50- vjeçari që tërhoqi qenin zvarrë me makinë

Redaksia 2

Shifrat rrituren frikshëm, shënohen 82 raste me Covid- 19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

Redaksia 2

Një flotë autoambulancash nisen nga Turqia për në Shqipëri

Redaksia 2

Leave a Comment

four × 1 =