23.4 C
New York
26 Shtator 2020
Lajme Rajoni

Bllokimi i shqiptarëve në kufirin me Kosovën, qytetari: Policët na përzunë me forcë, na thanë merrni makinat dhe ikni

eksa Shqipëria ndodhet në ditën e tretë të hapjes së kufijve,Kosova duket se po bën të kundërtën, duke nxjerrë vështirësi në qarkullimin e shtetasve shqiptarë.

Sipas një komunikate nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, asnjë person nuk lejohet të futet në territorin e Kosovës, nëse nuk ka bërë testin e Covid-19 gjatë katër ditëve të fundit, nga momenti që ata kërkojnë të hyjnë.

Në pikat kufitare kërkohet të bëhet tamponi për çdo shtetas që dëshiron të futet në Kosovë, duke detyruar edhe një karantinë 7 ditore, ndërkohë që hyrja në territorin e Shqipërisë kushtëzohet vetëm nga matja e temperaturës.

Lidhur me këtë situatë të pakëndshme të krijuar në doganën e Morinës, një qytetar nga Shqipëria ka shkruar për redaksinë e JOQ ALBANIA.

Qytetari shprehet se përveçse nuk janë lejuar nga policia e Kosovës për të kaluar, por janë përzënë edhe me forcë.

Sipas qytetarit e gjithë kjo ndodhte në pjesën e Shqipërisë. Ndër të tjera ai shton që policët kishin një sjellje të keqe.

Qytetari shkruan:

Pershendetje joq. Sot rethe ores 9 te mengjesit ishim ne piken godanore te morines me qellimin te futemi ne kosov mir qe nuk na lejuan te futemi ne kosov por na perzuan me forc policet e kosoves ne ne tok shqiptare na thonin merni makinat dhe largoheni nga ketu. Si ka mundesi kjo gje dhe ne tok shqiptare te bejn si te fort policia kosoves. Cfar shteti kemi.

Related posts

Kreu i LEGA-s, Mateo Salvini, flet me Ramën: Nuk janë 30 mjekë, por 30 shuplaka ndaj Evropës që na ka braktisur

Redaksia 2

Dy shqiptarë heronj të ditës në Zvicër

Redaksia 2

Gjermanët s’i duan rusët në dialogun Kosovë-Serbi, thonë se BE-ja është përgjegjëse për procesin

Redaksia 2

Leave a Comment

4 × four =