Hot

    Europa kontinentale po përballet me rritjen e infektimeve ndërsa Britania është drejt hapjes

    12 April 2021

    Putin i prerë: Ndalohet martesa e gjinisë së njëjtë dhe birësimet transgjinore

    12 April 2021

    Del plani i qeverisë, edhe tetë rrugë të tjera do të bëhen me pagesë

    11 April 2021
    Facebook Twitter Instagram
    ShqipNews.net
    • Lajme
      • Kronike
      • Politik
      • Rajoni
    • Bota
    • Kulture
    • COVID-19
    • Sport
      • Live Score
    • Magazina SN
      • Jeta
      • Shendeti
      • Receta Gatimi
      • Moti
    • Life Style
    • AutoTek
    Të fundit
    • Europa kontinentale po përballet me rritjen e infektimeve ndërsa Britania është drejt hapjes
    • Putin i prerë: Ndalohet martesa e gjinisë së njëjtë dhe birësimet transgjinore
    • Del plani i qeverisë, edhe tetë rrugë të tjera do të bëhen me pagesë
    • Fushata e frikës ndaj fushatës së shpresës.
    • Spektakël tek ‘Dua të të bëj të lumtur’, këngëtari surprizon bashkëshorten në 10 vjetorin e martesës
    Tuesday, April 13
    Facebook Twitter Instagram
    ShqipNews.net
    Home»Magazine»Bledi: Vrite doktorin dhe “pallohu” me prokurorin
    Magazine

    Bledi: Vrite doktorin dhe “pallohu” me prokurorin

    Redaksia 2By Redaksia 223 November 2020No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga Bledi Mane

    VRITE DOKTORIN DHE “PALLOHU” ME PROKURORIN!

    Xhiku jam, çun me emër në Paskuqan. Para 15 vitesh e lash me barrë nusen time, ajo u tregua burrneshë, e mbajti llafin e më solli në jetë jo vajzë por djalë.


    Çuni im e ka emrin Amarildo. Atë kohë u ktheva urgjent nga Spanja dhe shkova direkt te materniteti vetë e nuk i kurseva lekët, ia dhashë doktorit me dorën time 200 euro. Djali dhe nusja ishin dhe janë top që të dy.
    Mirëpo kur erdha atëhere në Tiranë më arrestuan pas lindjes së djalit. Më spiunuan dhe se ku ma gjetën një urdhër arresti që kishte lëshuar Italia për dy vrasje që kisha bërë unë me ca vlonjatë në Breshia. Unë e kisha harruar fare por gjykata në Itali më pati dënuar 23 vjet burg. Këto gjykatat tona e njohën vendimin dhe më rasën në qeli. Më iku petlla fare se gruaja dhe çuni mbetën vetëm ndërsa në Spanjë ia varën punës ata ushtarët e mi te serat me hashash. Nuk u vonova e as nuk përtova, nuk mungonte as vullneti e as leku. Avokati im Jari foli me prokuror Tikun, Tiku me gjykatës Gjinin, u paguan 231 mijë euro, bëra vetëm një vit burg dhe dola si pasha nga qelia. Te dera e burgut më prisnin çunat e lagjes, hipa në makinën e zezë me xhama të zinj që e ngiste Moni veshur me kostum të zi dhe sa më zbritën te dera e shtëpisë breshëria e një kallashnikovi theu xhamat e zinj, depërtoi brenda meje dhe gëzimi i lirimit tim të zi u nxi si fikja e një neoni me gaz të mbaruar…


    Unë pagova 231 mijë euro dhe më vranë, djali pagoi 200 euro dhe është gjallë si kokra e mollës. Doktori gjinekolog vazhdon punën i qetë, prokurori dhe gjykatësi janë fshehur edhe nga vettingu, edhe nga hakmarrja e djalit tim!
    Shënim i rëndësishëm/ Këtë letër po ua shkruaj nga ferri ngaqë këto kohë keni filluar një sulm të poshtër ndaj mjekëve.

    Reklama
    Makina
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Redaksia 2
    • Website
    • Facebook
    • Instagram

    Qëllimi i ynë është të themi pak, dhe sak, që të përcjellim pozitivitet ne shoqerin tone, besojm se ky qëllimi jone do ju pelqej dhe ju te tjereve, është e nevojshme që t'ju shpërqëndrojmë sadopak nga stresi i jetës së përditshme. Ne s'bashku me ju mundemi që t'jua shpërqëndrojmë sadopak nga strset e jetës së përditshme të Qytetarëve Shqiptarë... Faleminderit! | ShqipNews.net |

    Related Posts

    Spektakël tek ‘Dua të të bëj të lumtur’, këngëtari surprizon bashkëshorten në 10 vjetorin e martesës

    11 April 2021

    Mik bashkon forcat me OTR për projektin e ri muzikor (Foto-Video)

    11 April 2021

    GEGA nuk pushon, gati projektin e radhës (Foto-Video)

    9 April 2021

    Sami Gashi / Këngë për Isë Llapqeven

    8 April 2021
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    5 × 5 =

    Perzgjedhjet e juaja

    EKSKLUZIVE/ Dreka mes Agaçit dhe Becchettit që fundosi Shqipërinë

    4 April 2021

    Shqiperia blen 1 ton ar, mberrijne ne Tirane 94 lingota

    23 May 2020
    Te fundit

    Europa kontinentale po përballet me rritjen e infektimeve ndërsa Britania është drejt hapjes

    12 April 2021

    Putin i prerë: Ndalohet martesa e gjinisë së njëjtë dhe birësimet transgjinore

    12 April 2021

    Qendroni te Informuar

    Qendroni te informuar per postimet me te fundit nga ShqipNews, duke na bere Subscribe

    Advertisement

    Portali ShqipNews, qe nga viti 2016 sjell per ju Lajme dhe Opinione te pavarura.

    Na ndiqni dhe ne Rrjetet Sociale:

    Facebook Twitter Instagram

    Qendroni te Lidhur

    Informohuni per postimet tona me te fundit duke u rregjistruar ne Newsletter tone.

    Reklama
    © 2021 Portali Shqip News. Krijuar nga Mr. ITneG - Digital Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.